KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Newcastle ka përfshirë një klauzolë gjeniale në kontratën e Gordonit me Barcelonën

Newcastle ka përfshirë një klauzolë gjeniale në kontratën e Gordonit me Barcelonën

Një klauzolë është përfshirë në kontratën e Anthony Gordonit te Barcelona, e cila do t’i mundësonte Neëcastle të përfitojë miliona nëse reprezentuesi i Anglisë aktivizohet në 60 për qind të ndeshjeve brenda një sezoni.

Gordon pritet të prezantohet si lojtar i Barcelonës pasditen e së premtes, pasi klubi katalanas ra dakord me Neëcastle-in për një tarifë prej 80 milionë eurosh për futbollistin anglez.

25-vjeçari, i cili ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Barçën, ishte gjithashtu në radar të Bayern Munich pas një sezoni mbresëlënës, ku e përfundoi si golashënuesi më i mirë i Newcastle me 18 gola.

Megjithatë, klubi spanjoll arriti ta mbyllë marrëveshjen këtë javë, me drejtorin sportiv të Newcastle, Ross Wilson, që luajti një rol kyç në negociata.

Madje, Wilson thuhet se ka arritur të përfshijë një klauzolë të zgjuar në marrëveshje, e cila mund t’i sigurojë klubit të Ligës Premier deri në 1 milion euro për sezon nëse Gordon paraqitet në 60 për qind të ndeshjeve, sipas Chronicle.

Duke u bazuar në kohëzgjatjen e kontratës së raportuar të Gordonit prej 300 mijë eurosh në javë, Newcastle mund të përfitojë deri në 5 milionë euro nga kjo klauzolë.

Raporti sugjeron gjithashtu se edhe 5 milionë euro të tjera do t’i paguhen “Laraskave” nëse ai fiton trofe me Barcelonën, e cila së fundmi e mbrojti titullin e La Ligës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.