KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi – nëse nuk e largon, vdes

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi – nëse nuk e largon, vdes

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi i kërcënimit iranian është i domosdoshëm për sigurinë e Izraelit.

“Sulmimi i Iranit është si heqja e kancerit nga trupi juaj. Nëse nuk e hiqni kancerin, do të vdisni”, ka thënë Netanyahu.

Deklarata e tij vjen në një periudhë të tensioneve të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer kërcënime të drejtpërdrejta.

Netanyahu ka përsëritur disa herë se programi bërthamor iranian, zhvillimi i raketave dhe ndikimi rajonal i Teheranit përbëjnë një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Sipas tij, veprimet ushtarake kundër Iranit synojnë të parandalojnë një rrezik më të madh në të ardhmen.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë akuzuar Izraelin për agresion dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm ndaj territorit të tyre do të marrë përgjigje të ashpër.

Analistët vlerësojnë se retorika e ashpër nga të dyja palët rrit rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.