KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu: Nuk i kërkova leje Trumpit për sulmet ndaj Iranit

Netanyahu: Nuk i kërkova leje Trumpit për sulmet ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është përballur me presione ndërkombëtare për të mos hyrë në Rafah, por se vendimi për operacionin nuk do të ndryshonte.

Sipas tij, atij i ishte thënë që të mos ndërmerrej hyrja në Rafah, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kishte paralajmëruar ndalimin e furnizimit me armë.

“E respektoj shumë Presidentin. Ai ishte me ne në fillim të luftës, por ne nuk kemi zgjidhje. Do të hyjmë, dhe nëse është e nevojshme, do të luftojmë edhe me thonjtë tanë”, u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi se ka raste kur, sipas tij, duhet të thuhet “jo” edhe ndaj aleatëve më të fuqishëm, përfshirë liderin amerikan.

Netanyahu gjithashtu pretendoi se gjatë një takimi me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i kishte komunikuar planin për Iranin pa kërkuar miratim.

“Ne po shkojmë në Iran. Nuk kërkova leje, thjesht e informova për planin tonë”, tha ai, duke theksuar natyrën e vendimmarrjes së Izraelit në çështjet e sigurisë.

Ndryshe, Netanyahu dhe Trump kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje rreth armëpushimit me Iranin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.