KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez, duke e cilësuar atë që ka ndodhur në Bregun Perëndimor si “mrekulli”.

“Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli. Një mrekulli”, tha Netanyahu.

Ai theksoi se territori që, sipas tij, duhej të shndërrohej në një shtet palestinez, nuk do të marrë këtë status, pasi Izraeli nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se, nëse opozita izraelite vjen në pushtet, ajo do të lejojë krijimin e një shteti palestinez dhe do të tërhiqet nga Libani dhe Rripi i Gazës.

“Ata nuk do të bëjnë asgjë kundër Iranit”, deklaroi kryeministri izraelit, duke kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e krijimit të një shteti palestinez mbetet një nga temat më të debatueshme në konfliktin izraelito-palestinez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.