KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë në Ferizaj

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë në Ferizaj

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 6 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Anamorava”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Papaz.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve të prekura pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.