KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Tenori kosovar Ramë Lahaj do të mbajë nesër, më 8 nëntor, një koncert në Vjenë të Austrisë, ku do të ngjitet në skenën e njohur të Großer Saal në Wiener Konzerthaus.

Koncerti mbahet në kuadër të turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, përmes të cilit artisti po prezanton një repertor të veçantë që ndërthur muzikën shqiptare me disa prej pjesëve më të njohura të muzikës ndërkombëtare.

Në këtë paraqitje, Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble, me të cilin do të sjellë para publikut vjenez një program muzikor që bashkon traditën shqiptare me repertorin klasik ndërkombëtar.

Turneu “PASSION & ORIGIN” nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ndërsa ndalesa e dytë u realizua më 30 tetor në Düsseldorf të Gjermanisë.

Pas koncertit në Vjenë, Ramë Lahaj dhe ARMA Ensemble do të vazhdojnë rrugëtimin ndërkombëtar me një tjetër paraqitje në Toronto të Kanadasë, më 13 dhjetor.

Koncerti në Wiener Konzerthaus do të nisë në orën 19:00, ndërsa biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.