KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

NËSE–

NËSE–

Poezi nga: Rudyard Kipling
Përktheu: Agron Shala

Nëse mund ta ruash gjakftohtësinë kur të gjithë rreth teje
E humbin të tyren dhe fajin ta hedhin ty,
Nëse mund t’i besosh vetes kur të gjithë njerëzit dyshojnë te ti,
Por ta marrësh parasysh edhe dyshimin e tyre;
Nëse mund të presësh e të mos lodhesh nga pritja,
Ose nëse gënjejnë për ty, mos u merr me gënjeshtra,
Ose nëse urrehesh, urrejtjes mos iu dorëzo,
E prapëseprapë të mos dukesh tepër i mirë, as të mos flasësh tepër mençur:

Nëse mund të ëndërrosh – dhe ëndrrat të mos bëhen sundimtari yt;
Nëse mund të mendosh – dhe mendimet të mos bëhen qëllimi yt;
Nëse mund të përballesh me Ngadhënjimin dhe Fatkeqësinë
Dhe t’i trajtosh njësoj këta dy mashtrues;
Nëse mund të durosh ta dëgjosh të vërtetën që ke thënë
Të shtrembëruar nga pisat për ta bërë kurth për të marrët,
Ose t’i shohësh të thyera gjërat të cilave ua ke kushtuar jetën,
Dhe të përkulesh e t’i rindërtosh me vegla të vjetra:

Nëse mund të bësh një grumbull me të gjitha fitimet e tua
Dhe t’i rrezikosh në një hedhje të vetme monedhe,
Dhe të humbasësh e t’ia nisësh prapë nga e para
Dhe të mos nxjerrësh kurrë asnjë fjalë për humbjen tënde;
Nëse mund ta detyrosh zemrën, nervat dhe muskujt
Të të shërbejnë gjatë pasi janë shterur,
Dhe kështu të mbahesh kur brenda teje nuk ka mbetur më asgjë
Përveç Vullnetit që u thotë: “Mbahuni!”

Nëse mund të flasësh me turmat dhe ta ruash virtytin tënd,
Ose të ecësh me Mbretër – pa u shkëputur nga të rëndomtët,
Nëse as armiqtë, as miqtë e dashur nuk mund të të lëndojnë,
Nëse të gjithë njerëzit kanë vlerë për ty, por asnjëri tepër;
Nëse mund ta mbushësh minutën e pafalshme
Me plot gjashtëdhjetë sekonda vrap,
E jotja është Toka dhe gjithçka që gjendet në të,
Dhe – më shumë se kaq – do të jesh Burrë, biri im!

_______________

Lexo të njëjtën poezi të Rudyard Kiplingut të përkthyer nga:
– Fan Noli: NË MUNÇ
– Robert Shvarc: NË MUNDSH
– Alfred Kola: NËSE

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.