KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”, Koci i reagon Kurtit: S’e ke asnjë kompetencë

“Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”, Koci i reagon Kurtit: S’e ke asnjë kompetencë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë një takimi me mërgatën u shpreh: “Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”.

Në një prononcim për IndeksOnline, Koci ka thënë se interesimi personal i kryeministrit nuk përbën kriter ligjor për t’u bërë prokuror në Kosovë.

Ai ka theksuar se të qenit avokat në Francë nuk e kualifikon automatikisht një person për këtë pozitë, pasi kandidatët duhet të plotësojnë kushtet ligjore, të kalojnë provimet përkatëse dhe t’i nënshtrohen procedurës së përcaktuar të përzgjedhjes.

Sipas Kocit, kandidatët për prokurorë propozohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa emërimi i tyre bëhet nga Presidenti i vendit. Ai ka nënvizuar se kryeministri nuk ka kompetenca në këtë proces.

“Profesionistët e mërgatës janë të mirëseardhur të konkurrojnë, por kur kryeministri i fton të bëhen prokurorë, duhet ta bëjë të qartë këtë rrugë ligjore. Përndryshe, rrezikon të krijojë përshtypjen se hyrja në drejtësi bëhet nga ndërhyrja politike”, ka deklaruar Koci.

Ai ka theksuar se pavarësia e prokurorit dëshmohet edhe përmes gatishmërisë për të hetuar kryeministrin, në rastet kur ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë.

“Pavarësia e prokurorit matet edhe me gatishmërinë për ta hetuar kryeministrin, në rastet kur ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë. Pikërisht këtë pavarësi duhet ta mbështesë kreu i Qeverisë”, ka thënë Koci për IndeksOnline.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.