KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nënshkruhet kontrata për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë

Nënshkruhet kontrata për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë

Kryetari i Komunës Faton Peci ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për trajtimin e qenve endacakë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për adresimin e një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve.

Sipas njoftimit të kryetarit Peci, ky problem i cili për një kohë të gjatë ka qenë shqetësim për banorët, tashmë pritet të marrë zgjidhje përmes masave konkrete.

“Një prej problemeve kryesore që ka prekur qytetarët, e që me të drejtë ka qenë shqetësim i qytetarëve, sot po merr kahjen e duhur”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se realizimi i kësaj kontrate do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, ndërsa qentë endacakë do të trajtohen në përputhje me standardet e përcaktuara.

“Qytetarët do të jenë më të sigurt dhe qentë do të marrin trajtimin e duhur”, ka shkruar kryetari i komunës.

Ky projekt synon të adresojë një problem të vazhdueshëm në komunitet, duke krijuar kushte më të sigurta për qytetarët dhe trajtim më të mirë për kafshët endacake. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.