Deputeti i LDK-së, Anton Quni, në një intervistë për Reporteri.net thotë se partia e tij në krye me Lumir Abdixhikun po punon që të kthehet në pozitën e saj origjinale.
Ai thotë se LDK po i dëgjon çdo qytetarë anë e mbanë vendit, po i hap dyert për profesionistët më të mirë që i ka vendi, e po krijon mundësi për ardhje në shprehje të kuadrove brenda subjektit.
“LDK dhe mërgata janë në proces të rikthimit të marrëdhënies së tyre natyrale; bashkë, si në kohën e Presidentit Rugova. LDK po e ndërton platformën qeverisëse “Lidhja për të ardhmen”, në kuadër të secilës i ka angazhuar 28 departamente, ku janë të përfshirë me dhjetëra profesionistë në secilin departament, si dhe shumë angazhime të tjera. Ne e kemi rritur nivelin e përgjegjësisë, mirënjohjes, punës dhe angazhimit tonë të përditshëm, kësisoj objektivi ynë është që LDK të kthehet pozitën e saj origjinale”.
“Kultura politike e LDK-së është e tillë që opozitarizmin nuk e fokuson vetëm në kritika, por edhe në propozime për zgjidhje të çfarëdo problem që është në interes të qytetarëve. Ndërsa, sa i përket interesit nacional, LDK tashmë e ka dëshmuar se kurrë nuk bën opozitë. Kurrë”, ka thënë Quni.