KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Nëna e portierit të Cape Verde, Vozinha, do të mund të marrë vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe për të ndjekur nga afër djalin e saj në Kupën e Botës, pasi kostot e larta i kishin pamundësuar pjesëmarrjen në ndeshjen historike të barazimit ndaj Spanjës më herët gjatë javës, njoftoi të mërkurën udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Hakeem Jeffries.

Cape Verde ishte përfshirë në listën e vendeve të qeverisë amerikane, qytetarët e të cilave duhet të depozitojnë një garanci të kthyeshme prej 15,000 dollarësh, përveç tarifës së vizës, për të udhëtuar në SHBA.

Administrata e Trump e hoqi muajin e kaluar këtë kërkesë për mbajtësit e biletave të Kupës së Botës, por deri atëherë kostot e larta kishin bërë që nëna e portierit 40-vjeçar, Ana Candida Evora, të mos mund të udhëtonte.

Jeffries tha se tarifat e vizës janë hequr dhe Evora do të mund të jetë e pranishme në ndeshjen e radhës të Cape Verde ndaj Uruguait të dielën në Miami.

Ai falënderoi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për bashkëpunimin.

Vozinha, 40 vjeç, është një nga futbollistët më të dashur të Cape Verde dhe ka qenë portier titullar për 13 vite.

Ai ka qenë një nga surprizat e këtij Botërori, duke ndihmuar kombëtaren e tij të marrë pikën e parë historike dhe duke fituar miliona ndjekës të rinj në rrjetet sociale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.