Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë, nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Seanca fillestare në gjyqin ndaj tij për kanosje, është paralajmëruar për në orën 13:00.
Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se seanca e 12 nëntorit ishte shtyrë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.
Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar shtyrjen e seancës.
Burimi: gazetablic.com ↗

