KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Në zonat malore të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” u vendosën barriera fizike për të parandaluar lëvizjen e automjeteve motorike

Në zonat malore të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” u vendosën barriera fizike për të parandaluar lëvizjen e automjeteve motorike

Përfaqësues të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” së fundmi u kanë drejtuar apel pronarëve të katërçikletave, motoçikletave dhe automjeteve të tjera motorike që të mos lëvizin jashtë shtigjeve të përcaktuara dhe në zonat rreptësisht të mbrojtura të parkut, pasi në këtë mënyrë dëmtojnë natyrën.

Por, me sa duket, apeli nuk dha rezultatet e pritshme. Këto ditë, “Mali Sharr” ka filluar të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e zonave të larta malore, duke vendosur gardhe dhe barriera për të parandaluar qasjen në vendet ku lëvizja me automjete motorike është e ndaluar.

“Për kontroll më efikas, shërbimi rojeve të IP Parkut Kombëtar Mali Sharr kanë bllokuar disa rrugë të paautorizuar në pjesën e Jellakut dhe Kodrës së Diellit .Në disa prej lokacioneve, hyrjet më parë ishin të mbyllura edhe me mekanizim nga Armata e RMV, ndërsa këto të ditëve intervenim shtesë për parandalimin e lëvizjeve të palejuar. Lëvizja jashtë rrugëve të lejuara e dëmton tokën dhe kullotat malore, i shqetëson kafshët e egra, shkakton probleme te blegtorët dhe kopetë e tyre, ndikon negativisht te bjeshkatarët dhe vizitorët tjerë të cilët vijnë në mal për ta përjetuar qetësinë dhe sigurinë e natyrës”, njoftuan nga NP Parku Kombëtar Mali Sharr.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.