Në liqenet “Savica” të Zagrebit është kapur një peshk mbresëlënës me peshë deri në 45 kilogramë, një nga ekzemplarët më të mëdhenj të kësaj specie të regjistruar në atë zonë.
Kapja është realizuar nga peshkatari Mario Masnec, i cili ka treguar se si ka qenë beteja me këtë peshk të madh.
Masnec thotë se peshku është kapur me teknikën “e lodhjes”, ndërsa lufta ka zgjatur rreth 20 minuta.
“Gjatë gjithë kohës kam qenë te shkopi i peshkimit. Ishte një betejë e vështirë, por arrita ta nxjerr në fund”, tha ai.
Pas kapjes, peshku është kthyer sërish në ujë. “Peshku u lirua përsëri në liqen”, tha Masnec, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së fondit të peshqve.
Tolstolobiku (peshku i ujërave të ëmbla) zakonisht kapet shumë rrallë në grep, gjë që e bën këtë kapje edhe më të veçantë. /Telegrafi/