KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në vend të institucioneve, prindërit investojnë në kushtet elementare të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Në vend të institucioneve, prindërit investojnë në kushtet elementare të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Prindërit e nxënësve në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë po vazhdojnë të kontribuojnë me mjete dhe angazhim personal për përmirësimin e kushteve në klasat ku mësojnë fëmijët e tyre.

Sipas një njoftimi të publikuar nga drejtoria e shkollës, gjatë dy ditëve të fundit prindërit e klasave III-9, VIII-5, II-2, VII-2, II-5 dhe VII-5 janë angazhuar në gëlqerosjen, pastrimin, rregullimin e ndriçimit dhe sistemimin e hapësirave mësimore.

Drejtoria e shkollës i ka falënderuar prindërit për kontributin e tyre, duke vlerësuar se ky angazhim ndihmon në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Megjithatë, përtej falënderimeve, ky angazhim ngre edhe çështjen e përgjegjësisë institucionale për mirëmbajtjen e hapësirave shkollore. Gëlqerosja, ndriçimi dhe mirëmbajtja e klasave janë elemente bazike që ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin ku zhvillohet mësimi, raporton Telegrafi.

Kur këto nevoja mbulohen përmes angazhimit të prindërve, shtrohet pyetja se sa mbështetje kanë shkollat nga institucionet përgjegjëse për t’i përmbushur nevojat e përditshme.

Kontributi i prindërve është i mirëseardhur, por sigurimi i kushteve të përshtatshme për mësim nuk duhet të mbetet vetëm në vullnetin dhe mundësitë e tyre financiare.

Përgjegjësia për mirëmbajtjen e shkollave dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit kërkon angazhim të vazhdueshëm edhe nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.