KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga…”, Limaj viziton nënën e Thaçit në festën e Bajramit

“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga…”, Limaj viziton nënën e Thaçit në festën e Bajramit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar me rastin e Kurban Bajramit nënën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Nënën Hyrë Thaçi.

Limaj ka vlerësuar se kjo vizitë në këtë ditë të shenjtë përbën një takim me “qëndresën, krenarinë dhe atdhedashurinë”, duke iu referuar familjes Thaçi dhe sakrificës së saj.

Ai ka theksuar se nëna Hyrë, sipas tij, përfaqëson forcën dhe dinjitetin e nënave shqiptare.

“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën. Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndruar gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka shprehur gjithashtu shpresën që festat e ardhshme të Kurban Bajramit të shënohen në praninë e bashkëluftëtarëve që aktualisht ndodhen në Hagë./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.