KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Sllovaki e pranojnë: Nuk jemi favorit ndaj Kosovës, janë shumë të fortë në sulm

Në Sllovaki e pranojnë: Nuk jemi favorit ndaj Kosovës, janë shumë të fortë në sulm

Kosova do të luajë të enjten me fillim nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në udhëtim në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sipas një analize të publikuar nga gazeta sllovake Pravda, përballja në Bratislavë pritet të jetë plotësisht e balancuar, me gjasat për fitore të ndara në mënyrë të barabartë.

Në një analizë të gazetës sllovake, gjasat e Sllovakisë dhe Kosovës për fitore të enjten në Bratislavë janë vlerësuar 50-50.

Sipas kësaj gazete, Sllovakia nuk është favorite, por e ka përkrahjen e tifozëve. Pravda shkruan se Kosova nuk ka arsye të ndihet autsajdere në Bratislavë.

“Kosovarët do të jenë të fortë sidomos në sulm. Kanë dy top-sulmues: Vedat Muriqin e Mallorcas dhe Fisnik Asllanin. Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, ndërsa Barcelona dhe Chelsea po interesohen për Asllanin”, ka shkruar Pravda.

Sipas mediumit sllovak, në sulm përparësia është qartë në anën e Kosovës, ndërkohë që në mbrojtje dhe në portë favorizohet Sllovakia.

Te Kosova tashmë mungesa të konfirmuara janë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu, të cilët nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.