KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar katër armë zjarri brenda një jave

Në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar katër armë zjarri brenda një jave

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë javës së fundit ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prizren dhe Suharekë, ku janë konfiskuar tri pistoleta dhe një armë automatike e tipit AK-47.

Dy prej rasteve kanë ardhur pas raportimeve nga qytetarë anonimë për të shtëna me armë gjatë ahengjeve familjare. Policia ka theksuar se përdorimi i armëve në raste të tilla përbën rrezik dhe nuk do të tolerohet.

Në tri raste, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.