KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove intime, Eli Fara vazhdon aktivitetet muzikore

Në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove intime, Eli Fara vazhdon aktivitetet muzikore

Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë së fundmi pas publikimit të materialeve private dhe zhvillimeve që pasuan në rastin e kompozitorit Adrian Hila, këngëtarja Eli Fara, po vazhdon angazhimet e saj muzikore.

Ajo do të jetë pjesë e një mbrëmje muzikore”, ku do të performojë së bashku me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën, siç bëhet e ditur në posterin e publikuar për aktivitetin.

Emri i Farës është shfaqur në videot intime të kompozitorit të njohur, me të cilin ka bashkëpunuar për shumë vite.

Foto: Instagram

Këngëtarja ka reaguar më herët, duke dënuar cenimin e privatësisë dhe duke kërkuar ndalimin e shpërndarjes së materialeve.

Ajo ka bërë të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë.

Ndërkohë, hetimet për rastin Hila vijojnë, ndonëse Fara duket se po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore.

Paraqitja e saj në koncert vjen në një kohë kur publiku dhe mediat vijojnë të ndjekin zhvillimet rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.