KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Prishtinë gjendet një trup i pajetë, Policia nis hetimet

Në Prishtinë gjendet një trup i pajetë, Policia nis hetimet

Mbrëmjen e së dielës, është gjetur pa shenja jetë një person në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti është gjetur i shtrirë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor, pasi që ende kishte shenja jete, por nga stafi mjekësor më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa tashmë kanë filluar edhe hetimet mbi këtë vdekje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

TRUP I PAJETË&HETIM MBI VDEKJEN

Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.