Vera Wang festoi 77-vjetorin e lindjes, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen e publikut me pamjen e saj rinore dhe një ndryshim të guximshëm në stil.
Stilistja e famshme ndau në Instagram disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq me një model të ri flokësh “bob” në ngjyrë bionde, duke zëvendësuar flokët karakteristikë ngjyrë kafe të errët.
Ndryshimi u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët spekuluan se mund të bëhej fjalë për një paruke, megjithëse Wang nuk ka dhënë detaje.
Për mbrëmjen festive, ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant pa mëngë, të kombinuar me një model, teksa pozoi e buzëqeshur mes miqve teksa fikte qirinjtë mbi tortën me numrin 77.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Vera surprizon me transformimet e saj.
Stilistja ka eksperimentuar edhe më parë me ngjyra dhe modele të ndryshme flokësh, duke dëshmuar se nuk heziton të provojë stile të reja, pavarësisht moshës.
Përveç krijimeve në botën e modës, Wang vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjen e saj rinore.
Prej vitesh, fansat pyesin për sekretin e pamjes, ndonëse ka theksuar vazhdimisht se mosha është vetëm një numër dhe se nuk duhet të përcaktojë mënyrën se si njerëzit jetojnë apo kujdesen për veten.
Në intervista të mëparshme, Wang ka treguar se energjinë dhe vitalitetin ia atribuon punës së vazhdueshme, një stili aktiv jetese, gjumit të mirë dhe, siç ka bërë shaka edhe vetë, një kokteji herë pas here.
Sipas saj, të qëndruarit e angazhuar dhe pasioni për punën janë çelësi për t’u ndjerë gjithmonë e re. /Telegrafi/
