KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Në këtë edicion të BBVK, banorët po e manipulojnë më shumë njëri-tjetrin” (VIDEO)

“Në këtë edicion të BBVK, banorët po e manipulojnë më shumë njëri-tjetrin” (VIDEO)

Big Brother VIP Kosova 5 po karakterizohet nga dinamika të vazhdueshme, debate dhe përplasje mes banorëve.

Ky edicion, sipas gazetarit dhe opinionistit Vlorijan Halili, po shquhet për nivelin e lartë të manipulimit dhe mënyrën se si banorët po i ndërtojnë lojërat e tyre.

“A ka njerëz interesantë në Big? Po, ka shumë njerëz interesantë, karaktere të ndryshme. A përputhen me njëri-tjetrin? Në shumë raste nuk përputhen, por mënyra se si po gjejnë të manipulojnë njëri-tjetrin është diçka që nuk ka ekzistuar në asnjë Big tjetër”, është shprehur Halili në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova.

Ai ka komentuar edhe deklaratën virale të Anjezës lidhur me ekzistencën e një partneri të saj jashtë shtëpisë, duke e konsideruar këtë çështje si pjesë të lojës së saj.

“Anjeza mendoj që është duke luajtur. Duke e parë Anjezën, duke e parë Sharrin dhe duke dëgjuar bisedat që kanë mes vete, nuk mendoj që Sharri mund të jetë tipi i Anjezës. Anjeza e ka shok dhe bën lojë me të brenda shtëpisë, ndoshta edhe pa e ditur fare Sharri”, ka deklaruar Halili.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.