KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Në Gostivar po punohet në 11 lokacione njëkohësisht

Në Gostivar po punohet në 11 lokacione njëkohësisht

Gostivari po kalon një periudhë të intensifikuar investimesh infrastrukturore, me punime që aktualisht zhvillohen në 11 lokacione të ndryshme në qytet dhe vendbanimet përreth.

Mes projekteve më të rëndësishme është ndërtimi i linjës së re kryesore të ujësjellësit përgjatë Bulevardit të qytetit, investim që pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm me mbi 40 për qind. Paralelisht, po punohet edhe në rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa akseve rrugore, përfshirë rrugën kryesore në Balindoll, segmentin Forinë–Ako Gradba, rrugën “Nikola Tesla”, rrugët 2 dhe 3 në Zonën VII, rrugën “Servet Bajrami” deri te Gjimnazi, si dhe rrugët “Beogradska”, “Shumatovska”, “Dimitar Vllahov” dhe “Sedek Kostovski”.

Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, investimet synojnë modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale, përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen dhe jetesën e qytetarëve.
Punimet po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim për shkak të kufizimeve të përkohshme në komunikacion në disa nga zonat ku po intervenohet.

Ndërkohë, për shkak të shtimit të frekuentimit të qytetit gjatë sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve, pritet që aktivitetet ndërtimore të pezullohen përkohësisht gjatë javës së ardhshme, për të rifilluar në fund të muajit gusht.Me përfundimin e këtyre projekteve, pritet të përmirësohen kushtet infrastrukturore në disa pjesë të Gostivarit, duke ndikuar në funksionalitetin e rrjetit rrugor dhe të shërbimeve komunale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.