KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në Gllogjan, në Zonën Operative të Dukagjinit, është ndezur të dielën mbrëma “Zjarri i Lirisë”, si pjesë e aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në këtë aktivitet morën pjesë veteranë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Nga Gllogjani u përcoll mesazhi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë vetëm dhe se, sipas organizatorëve, mbështetja për ta vazhdon edhe gjatë procesit gjyqësor.

“Çlirimtarët nuk janë vetëm”, ishte një nga mesazhet kryesore të aktivitetit.

Organizatorët theksuan se “Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, me synimin për të bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.

Nga Dukagjini u tha se ky aktivitet synon gjithashtu të ruajë kujtesën për luftën e UÇK-së, sakrificën e luftëtarëve dhe historinë e saj.

Në fund u bë thirrje edhe për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.