KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kanë vizituar sot kantierin e ndërtimit në Jahoc të Gjakovës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e kompleksit të parë industrial të municioneve në Kosovë.

Sipas Maqedoncit, kompleksi po ndërtohet në një sipërfaqe prej 19 hektarësh, brenda rreth 140 hektarëve të ndarë nga Qeveria e Kosovës për industrinë e mbrojtjes në Gjakovë, ndërsa pritet të jetë fabrika e parë e kësaj natyre me prodhim “Made in Kosova”.

Ai ka bërë të ditur se, paralelisht me punimet në Kosovë, në Turqi është drejt përfundimit prodhimi i makinerisë prodhuese, laboratorëve dhe pajisjeve tjera teknike.

Ndërkohë, “së shpejti” personeli do të niset për specializim nga MKE në Turqi, para fillimit të prodhimit 100 për qind vendor.

Maqedonci theksoi se në Kosovë do të prodhohen municione të kalibrit 5.56 mm dhe 7.62 mm, duke e cilësuar këtë projekt si “hap historik” drejt fuqizimit të industrisë së mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve shtetërore të sigurisë.

Në fund të reagimit, ai theksoi se Kosova po ndërton kapacitete strategjike dhe po ecën përpara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.