KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Bernë organizohet mbrëmje informuese në shqip për shkollimin dhe zgjedhjen e profesionit

Në Bernë organizohet mbrëmje informuese në shqip për shkollimin dhe zgjedhjen e profesionit

Prindërit shqiptarë në qytetin e Bernës do të kenë mundësi të marrin pjesë në një mbrëmje informuese në gjuhën shqipe, ku do të mund të marrin informacione rreth shkollimit dhe zgjedhjes së profesionit për fëmijët e tyre.

Sipas njoftimit të Qytetit të Bernës, takimi do të mbahet më 25 nëntor 2026, në orën 19:00, në Qendrën e Udhëzimeve dhe Informacionit të Karrierës (BIZ) në Bernë, shkruan Telegrafi.

Aktiviteti u dedikohet prindërve të fëmijëve që vijojnë klasat e shtata, të teta dhe të nënta.

Gjatë mbrëmjes, prindërit do të mund të parashtrojnë pyetje në gjuhën e tyre dhe të shkëmbejnë informacione me prindër të tjerë. Ndërmjetësuesit ndërkulturorë do të ofrojnë përkthimin.

Takimi do të jetë falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak.

Mbrëmja informuese do të mbahet në adresën BIZ, Bremgartenstrasse 37, 3012 Bernë.

Për informacione të mëtejshme, të interesuarit mund t’i drejtohen Entit për Arsim të qytetit të Bernës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.