Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rahovec ka gjetur në një arë të mbjellë me patate edhe bimë të kanabisit.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 09:00.
“Raportohet se në një arë të mbjellë me patate janë vërejtur disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë vërejtur 100 bimë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të mirën disa mostra për ekzaminim, e më pastaj të nxirren dhe të shkatërrohen. /Telegrafi/
