Ylli Australian, Milly Alcock, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi ndau mendimin e saj për seksualitetin e Supergirl gjatë promovimit të filmit të ri të DC Studios, i cili pritet të dalë më 26 qershor.
Aktorja 26-vjeçare, e cila interpreton Kara Zor-El, u pyet në një intervistë për Queerly Radio nëse personazhi i saj mund të konsiderohet queer.
Fillimisht, Alcock theksoi se filmi nuk sillet rreth një historie dashurie apo një figure mashkullore, shkruan DailyMail.
“Ajo që e bën këtë film të bukur është se nuk përqendrohet rreth një burri, aspak rreth dashurisë”, tha ajo. Më pas shtoi se nuk kishte një përgjigje të qartë, por sipas saj, “ajo ndoshta shkon në të dyja drejtimet”.
Në një tjetër intervistë, aktorja shpjegoi se mendon se Supergirl ka fituar mbështetjen e shumë fansave LGBTQ+ sepse nuk përshtatet me idenë tradicionale se si duhet të jetë një grua.
“Mendoj se sepse ajo nuk jeton brenda binarit të asaj që ne mendojmë se duhet të jetë një grua. Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë, emocionuese dhe të re”, u shpreh Alcock, duke shtuar se edhe ajo vetë e kishte parë personazhin në këtë mënyrë.
Deklaratat e saj kanë ndarë opinionin e fansave. Disa e kanë kritikuar për komentet e bëra, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar faktin se përgjigjja e saj ishte neutrale dhe kanë theksuar se seksualiteti i Supergirl nuk është elementi kryesor i historisë.
Këto komente vijnë pas polemikave të tjera që shoqëruan zgjedhjen e Alcock në rolin kryesor. Së fundmi, aktori Dean Cain, i njohur për interpretimin e Supermanit në vitet e 90-ta, u përball me kritika pasi reagoi me humor ndaj një memeje që krahasonte aktoren me personazhin Cha-Ka nga seriali “Land of the Lost”. Më vonë, ai sqaroi se nuk kishte thënë kurrë se Alcock ishte e shëmtuar. /Telegrafi/
