KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndihmohen 300 familje në nevojë në Gjilan

Ndihmohen 300 familje në nevojë në Gjilan

Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief, kanë shpërndarë 300 pako për familjet nën asistencë sociale.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se u realizua shpërndarja e pakove me mish për 300 familje përfituese të asistencës sociale në Komunën e Gjilanit.

Ajo tregoi se ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën udhëheqjen e drejtoreshës Mimoza Kadriu Qerimi, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief dhe sektorin për Asistencë Sociale.

“Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin e vazhdueshëm, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve humanitare në komunën tonë”, tha Mimoza Kadriu Qerimi.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky partneritet ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë.

Ajo falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aksioni.

“Solidariteti, humanizmi dhe bashkëpunimi mbeten vlera themelore në shërbim të qytetarëve tanë”, tha drejtoresha Kadriu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.