KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndëshkohen tre persona në Ferizaj për kundërvajtje

Ndëshkohen tre persona në Ferizaj për kundërvajtje

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar tre persona për kundërvajtje, dy prej tyre për shkaktim të zhurmës së tepërt në lokale, ndërsa një tjetër për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Dy rastet e zhurmës janë evidentuar në rrugën ‘Kemajl Hetemi’, ku M.M. (52 vjeçe) është gjobitur me 300 euro, ndërsa L.D. (42 vjeçe) me 100 euro, thuhet në njoftim, transmeton “Zëri”.

Ndërkaq, në rrugën “Driton Islami” policia ka ndaluar M.XH. (26 vjeçe), e cila drejtonte automjetin me 1.91 promilë alkool. Ajo është dënuar me 400 euro gjobë dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës.

“Policia apelon te shoferët të respektojnë rregullat e trafikut, ndërsa pronarëve të lokaleve u bën thirrje të respektojnë kufizimet ligjore për zhurmën, në mënyrë që të mos shqetësojnë qytetarët”, thuhet tutje në njoftim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.