KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë drejtori i NPL “Tregut” në Gjilan, vëllau i dy figurave të njohura

Ndërron jetë drejtori i NPL “Tregut” në Gjilan, vëllau i dy figurave të njohura

Është ndarë nga jeta papritmas, drejtori i NPL-së “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi.

Isufi kishe udhëhequr Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit, gjatë mandatit të kaluar, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu ishte vëllau i këngëtarit të njohur, Faton Isufi, si dhe i këshilltarit ushtarak të presidentes Shiroka-Pula, Seferit.

Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke e çmuar lart kontributin e të ndjerit.

“Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të” shkroi Hyseni.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëpunëtorit tonë, profesionistit dhe njeriut të urtë, Bajram Isufi.

Bajrami do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ndershmërinë dhe kontributin e çmuar që dha për vendin dhe qytetin e Gjilanit, duke filluar që nga rreshtimi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri te angazhimi i tij i palodhshëm si Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ashtu edhe në krye të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”. Ai ishte shembull i atdhedashurisë, punës, korrektësisë dhe respektit për çdo qytetar e koleg.

Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve, kolegëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.