KRU “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, ka ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të Skenderajt.
Sipas njoftimit, defekti është paraqitur në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari”, në Lagjen nr. 1.
Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse do të intervenojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të punimeve.
Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
