Konsumatorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kështu ka njoftuar KRU “Bifurkacioni”, duke bërë të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj rruge pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Ndërkohë, punime për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme edhe në fshatin Varosh.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/