KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të hënën, më 28 shtator, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Kadri Zeka” dhe “Rexhep Mala”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/