Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 30 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në rrugën “Epopeja e Jezercit”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
Nga KRU “Bifurkacioni” kanë bërë të ditur se punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të vazhdojnë gjatë ditës edhe në fshatin Pojatë.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

