KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërpritet energjia në Shkabaj dhe Kodra 1, paralajmërohet destabilizim i furnizimit me ujë

Ndërpritet energjia në Shkabaj dhe Kodra 1, paralajmërohet destabilizim i furnizimit me ujë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Impiantet e Trajtimit të Ujit (ITU) “Shkabaj” dhe “Kodra 1” pritet të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në Prishtinë, përkatësisht në zonën e Kodrës së Trimave.

Sipas njoftimit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, furnizimi me ujë mund të destabilizohet përkohësisht në këto zona.

Pas rikthimit të energjisë elektrike, impianteve do t’u nevojitet një periudhë kohore për të rifilluar funksionimin dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.

Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim, ndërsa është bërë e ditur se do të mbahen të informuar për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.