KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërprerje të përkohshme të ujit në rrugën “Sharrit” në Ferizaj

Ndërprerje të përkohshme të ujit në rrugën “Sharrit” në Ferizaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 17 gusht, do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën “Sharrit”.

Për shkak të punimeve, gjatë ditës në këtë zonë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Bifurkacioni”, zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë për konsumatorët.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.