KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndërprerje e ujit në Malishevë dhe në disa fshatra

Ndërprerje e ujit në Malishevë dhe në disa fshatra

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacioni i pompave në Banjë, Senik dhe Lladroc.

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, e cila sipas KEDS-it pritet të zgjasë deri në orën 15:30.

Pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët në qytetin e Malishevës, si dhe në fshatrat Banjë, Carrallukë, Mirushë, Drenoc dhe Lladroc.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike dhe vënies në funksion të stacionit të pompave.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.