KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërprerje e planifikuar e energjisë të dielën në Spitalin e Mitrovicës

Ndërprerje e planifikuar e energjisë të dielën në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar për një ndërprerje të planifikuar të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së diel.

Sipas njoftimit të spitalit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe do të bëhet për shkak të montimit dhe testimit të gjeneratorit të ri, me të cilin është pajisur së fundmi institucioni shëndetësor.

Spitali ka bërë të ditur se investimi synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike edhe në rast të reduktimeve apo defekteve në rrjet.

Institucioni ka njoftuar se janë ndërmarrë masat e nevojshme teknike dhe organizative në mënyrë që ndërprerja të mos ndikojë në ofrimin e shërbimeve mjekësore.

“Punët në reparte do të vijojnë dhe asnjë shërbim për pacientët nuk do të cenohet”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.