Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot më 17 korrik, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në fshatrat Zaskok dhe Lloshkobare të Ferizajt.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri rreth orës 16:00, për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet nga ora 16:00, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për shqetësimet e shkaktuara gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/
