KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa rrugë të Kaçanikut dhe në fshatin Runjevë

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa rrugë të Kaçanikut dhe në fshatin Runjevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët në Komunën e Kaçanikut për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa rrugë dhe në fshatin Runjevë.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit prek rrugët “Idriz Seferi”, “Qamil Ilazi”, “Sali Bajra”, “Ismail Qemajli”, “Adem Daut Rakoci”, “Besnik Begunca”, “Mejdi Dalloshi”, “Rakoc”, Bulevardi “Ismail Raka”, si dhe fshatin Runjevë.

Siç bëhet e ditur, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në rrjetin kryesor të ujësjellësit, nga i cili furnizohen këto zona.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë brenda ditës.

Nga KRU “Bifurkacioni” është kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të prekura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.