KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, reagon OVL e UÇK-së: Tentativë e papranueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, reagon OVL e UÇK-së: Tentativë e papranueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të fuqishëm ndaj përmbajtjes dhe gjuhës së përdorur në fjalët përmbyllëse të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

OVL e UÇK-së thotë se pretendimet e paraqitura, përfshirë etiketimin e udhëheqjes së UÇK-së si pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale”, përbëjnë një tentativë të papranueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare dhe për rishkrimin e historisë së rezistencës së drejtë të popullit të Kosovës.

“UÇK-ja ishte dhe mbetet ushtri çlirimtare, e lindur nga nevoja për mbijetesë dhe liri, e mbështetur nga populli dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si palë legjitime në luftën kundër regjimit gjenocidal serb.

OVL UÇK riafirmon bindjen se kjo gjykatë po zhvillon një proces selektiv dhe të njëanshëm, duke injoruar krimet shtetërore të Serbisë dhe duke u fokusuar padrejtësisht mbi drejtuesit e luftës çlirimtare. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën historike, dinjitetin e luftës sonë dhe figurën e bashkëluftëtarëve tanë. Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet mbi shtrembërim faktesh, por mbi të vërtetën e plotë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.