KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të ujit, intervenime në 13 lokacione.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Nuradin Hajzeri”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Obiliqit” dhe “Qeta e Minatorëve”, si dhe në fshatrat Kqiq i Madh, Lushtë dhe Koshtovë.
Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit do të ketë ndërhyrje në rrugën “Nezir Zasella”, në rrugën “Ukshin Kovaqica”, te furra, në fshatin Frashër i Vogël, në rrugën “Agim Ramadani Katana” dhe në fshatin Kodër të Zasellës.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.
“Ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftim.
KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/