KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të realizojnë gjatë ditës ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Tish Daija”, “Elez Isufi”, “Sedullah Avni Dibrani” dhe “Kuvendi i Arbërit”, si dhe në fshatrat Rahovë dhe Vaganicë. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugët “Anke Spiq” dhe “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkohë, në rrjetin e kanalizimit do të punohet në rrugët “Beteja e Kosharës”, “Driton Veliu”, “Ismajl Loshi” dhe “Dëshmorët e Kombit”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është bërë thirrje që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/
