KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndalohet qarkullimi i veturave drejt  parkut të Gërmisë më 1 Maj

Ndalohet qarkullimi i veturave drejt  parkut të Gërmisë më 1 Maj

Pasi të premten (1 Maj) shënohet “Dita Ndërkombëtare e Punës” do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut Gërmia.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga faqja zyrtare e Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, nga ky vendim përjashtohen: autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, NPL “Gjelbër” dhe KRM “Pastrimi” si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.

Ndërkohë, linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.

Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim që të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë gjatë kësaj dite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.