KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet për 48 orë një person i dyshuar për fajde

Ndalohet për 48 orë një person i dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë  e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person me inicialet L.K. për 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë aplikuar edhe masat e veçanta hetimore, përfshirë shitjen dhe blerjen e simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve, me qëllim të grumbullimit të provave lidhur me veprimtarinë e dyshuar kriminale”, thuhet në njoftim.

Deri në këtë fazë të procedurës hetimore, sipas njoftimin të Prokurorisë, dyshohet se dëmi që i është shkaktuar viktimës, tejkalon shumën mbi 50 mijë euro.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.