MPB Maqedoni njofton se dje (12.10.2026), në orën 19:30, në fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Grupçin e privuan nga liria I.B. (29) nga fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës.
“Gjatë kontrollit rrugor ishte ndaluar një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast ishte konstatuar se voziste pa patentë shoferi”.
“Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën e bagazhit ishin gjetur dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës dhe një sharrë motorike. Automjeti dhe drutë janë sekuestruar dhe mbajtur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
Burimi: telegrafi.com ↗

