MPB Maqedoni njofton se dje (01.10.2026), në orën 19:35, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.S. (33) nga Shkupi.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe konfiskuar një bombë dore kashikarë”.
“Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.