KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj

Ndalohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj

Gjatë ditë së djeshme policia e rajonit të Kumanovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në fshatin Çellopek ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e një 60-vjeçari nga Kumanova.

“Më 15.03.2026, në orën 12:55, punonjës të policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë arrestuan D.P. nga fshati Algunjë, komuna Staro Nagoriçan.

Ai dyshohet se në fshatin Çellopek, komuna Staro Nagoriçanit, ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e G.S. (60) nga Kumanova, ku u dogjën edhe disa pemë.

Zjarri u fik nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, dhe nuk pati persona të lënduar. D.P. u dërgua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.