KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Më 18.05.2026 në ora 21:10 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallates kanë privuar nga liria personin V.A.(52) nga fshati Negotinë. Ai kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal “prodhim dhe lëshim në qarkullim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.